Drogoi gruan e tij, ftoi 50 burra që ta për*dhunonin/ Historia që po trondit Francën

1 week ago 34
Reklamë

Gjyqi i Dominique Pelicot, një burrë që orkestroi një fushatë 9-vjeçare abuzimi, duke droguar gruan e tij përpara se të ftonte dhjetëra burra për ta përdhunuar, ka neveritur dhe tronditur Francën.

Në dy ditët e fundit, gjykata ka dëgjuar se si Pelicot, 71 vjeç, u dërgoi një lumë mesazhesh personave të ndryshëm, një pjesë e të cilëve pranuan ftesën, për të dhunuar gruan e tij.

“Ju jeni si unë – ju pëlqen përdhunimi”, u drejtohej 71-vjeçari rreth 50 personave.

Para gjykatës bashkë me Pelicot, janë në bandën e të akuzuarve edhe 50 burrat që morën pjesë në përdhunimin e rëndë.

Vajza e Pelicot, Caroline Darian, ka ofruar tashmë detaje të qarta një tregim të gjerë të neverisë së babait të saj.

Në librin e saj të titulluar “Dhe unë ndalova të të thërrasin baba”, Darian shpjegon në 176 faqe mënyrat në të cilat babai i saj manipuloi, abuzoi dhe shkatërroi mizorisht shëndetin fizik dhe mendor të gruas së tij Gisele përpara se veprat e tij të errëta të zbuloheshin në nëntor 2020.

Ajo shkruan se si babai i saj ‘e veshi mamanë e saj si një prostitutë me çmim të ulët’ dhe u ndaloi shumë burrave që ai ftoi në shtëpinë e familjes të mbanin prezervativ, ndërsa ata abuzonin me nënën e saj të pavetëdijshme – duke përfshirë një që madje rezultoi pozitive për HIV.

Read Entire Article