Dron kamikaz i ukrainasve godet sistemin artilerik të rusëve, ushtarët e Putinit detyrohen ta braktisin

1 year ago 44
Reklamë

Ukrainasit dita-ditës po e dëshmojnë se “janë arrë e fortë” për ushtrinë e Vladimir Putinit.

Në fushëbetejë po arrijnë të godasin rëndë ushtrinë ruse, e cila tash e pothuajse dy vite po lufton me shpresën se do të arrijnë të marrin nën kontroll tërë territorin e Ukrainës.

Një video e filmuar nga ajri, shfaq momentin kur droni kamikaz i ukrainasve hedh në erë sistemin artilerik të rusëve, transmeton Telegrafi.

Ushtarët rusë po lëviznin në një zonë të gjelbëruar me sistemin artilerik që shkrep predha 122 milimetërshe nga 2C1 Gvozdika, kur u godit nga droni kamikaz ukrainas.

Ngjarja është regjistruar në rajonin e Donbasit, e nga shpërthimi i fuqishëm, ushtarët që gjendeshin në të e braktisin mjetin e goditur nga frika se do ta pësojnë me jetë.

Madje disa prej ushtarëve hidhen në sekondat e fundit në tokë, para se i tërë mjeti të përfshihet nga zjarri dhe të bëhet shkrumb e hi. /Telegrafi/

Read Entire Article