Dua Lipa konfirmon lidhjen me Callum Turner – nuk përmbahen në publik teksa shihen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin

9 months ago 16

Dua Lipa konfirmoi romancën e re me Callum Turner të martën në mbrëmje gjatë një shfaqjeje publike në Hollywood.

Çifti nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit pas një takimi romantik të darkës në restorantin luksoz japonez Sushi Park – pak më shumë se dy javë pasi u aludua për një romancë mes tyre.

Callum, 33 vjeç u pa duke mbështjellë krahët rreth 28 vjeçares, teksa e mbuloi fytyrën në momentin kur po shkëmbenin puthje.

Foto: Backgrid

Këngëtarja e “Houdini” tregoi se nuk bëri asnjë përpjekje për t’u fshehur nga fansat, teksa u fotografua me aktorin në një ballkon me pamje nga rruga.

Artistja me origjinë nga Kosova dyshohej për lidhjen pasi u shfaq duke kërcyer me artistin, pas premierës së filmit të tij “Masters of the Air”.

Foto: Backgrid

Një person tha për Page Six: “Ajo është në premierë për ta mbështetur atë. Ata çmenden pas njëri-tjetrit”.

Callum është një nga anëtarët kryesorë të kastit të dramës “Masters Of The Air” të Luftës së Dytë Botërore, ku gjithashtu luan Austin Butler dhe Barry Keoghan dhe krenohet me Steven Spielberg si producent.

Foto: Backgrid

Romanca e fundit e Duas vjen pas ndarjes së saj të supozuar nga i dashuri i saj francez, Romain Gavras. /Telegrafi/

Foto: Backgrid
Foto: Backgrid    
Foto: Backgrid
Foto: Backgrid
Foto: Backgrid
Foto: Backgrid
Read Entire Article