Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja më fitimprurëse e Britanisë së Madhe, pasi ia kalon edhe Adele me fitime

9 months ago 31

[AI]45 FutureAds para paragrafi1 C=3 N=3[/AI]

Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja femër me të ardhurat më të larta në Britani, pasi biznesi i saj i kaloi të ardhurat e artistes Adele vitin e kaluar – dhe ajo është në rrugën e duhur për t’u bërë miliardere deri në moshën 40-vjeçare.

Regjistrimet tregojnë se biznesi i Dua Lipës përfitoi pothuajse 68 milionë funte vitin e kaluar, duke i kaluar të ardhurat e koleges së saj britanike Adele në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan DailyMail.

[AI]43 Pas paragrafit 2t InArticle Outstream C=3 N=3[/AI]

‘Radical22 Ltd’, kompania e saj, raportohet se ka fituar shumë sipas dokumenteve të “Companies House”, pasi u zbulua se Dua, 28 vjeçare, dhe babai i saj biznesmen, Dukagjin, i njohur si Dugi, janë bashkuar për të menaxhuar të gjitha asetet e saj tregtare.

[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=1[/AI]

[AI] Code for block 1 InArticle Desktop Desktop C=3 N=1[/AI]

Kompania ‘Radical22’ ka pasuri neto prej 29.9 milionë funtesh në dhjetor 2022, që është pothuajse tri herë më shumë se shuma (11.6 milionë funte) që kishte në vitin 2019.

Kompania ka bërë një fitim të rritur prej 8.3 milionë funtesh në një vit nga viti paraprak në vitin 2021.

‘Radical22’ ka në dispozicion një raportim prej 9.84 milionë funtesh cash pasi ishte me vlerë më pak se 500,000 funte në vitin 2016, si dhe investime me vlerë më shumë se 21 milionë funte.

Një kompani tjetër e saj, ‘Radical22 Live’, thuhet gjithashtu se kishte asete me vlerë 32.48 milionë funte në vitin 2021, që u rritën në 38.56 milionë funte në vitin 2022.

[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=2[/AI]

Ndërkohë, asetet e kompanive të Adele thuhet se kanë arritur 50 milionë funte fitime pas suksesit të albumit të saj të katërt ’30’, i cili u publikua në fund të vitit 2021.

[AI] Code for block 1 InArticle Desktop Desktop C=3 N=2[/AI]

Pavarësisht suksesit të madh të Dua Lipës, Adele mbetet ende në krye në aspektin e pasurisë së saj totale.

Sipas listës së pasurisë neto për vitin 2023 të Sunday Times, këngëtarja e hitit “Hello”, 35 vjeçare – e cila është një nga artistet femra më të suksesshme të të gjitha kohërave – mendohet të ketë një pasuri të raportuar neto prej rreth 165 milionë funtesh, e rritur me 15 milionë funte nga viti 2022.

[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=3[/AI]

Pasuria neto e Dua Lipa, nga ana tjetër, mendohet të ketë arritur rreth 27.5 milionë funte në fund të vitit 2022. /Telegrafi/

[AI]48 FA Outstream Fund Artikull C=3 N=3[/AI]

Read Entire Article