Dua Lipa shfaqet për herë të parë me të dashurin e përfolur Callum Turner

9 months ago 11

Diva e muzikës pop, Dua Lipa, dhe aktori Callum Turner, 33 vjeç, janë fotografuar së bashku, duke u shfaqur si çift për herë të parë në mënyrë publike dhe konfirmojnë kështu spekulimet që janë bërë prej kohësh në media.

Çifti u fotografua teksa dukej i lumtur dhe i qeshur në një event “Q&A” ku Dua Lipa e shprehu mbështetjen për projektin e ri të partnerit të saj.

Gjithçka filloi me një darkë të përbashkët me miq në Los Angeles, ku Dua dhe Callum u shfaqën të ulur pranë njëri-tjetrit, duke ndarë momente të ngrohta dhe të këndshme.

Pas darkës, ata vazhduan festën e tyre duke kërcyer së bashku në një festë e cila u organizua në vijim të eventit të “Q&A”.

Në lidhje me zgjedhjen e veshjes së mbrëmjes, Dua Lipa shkëlqeu në një këmishë të bardhë kombinuar me një palë xhinse në ngjyrë të verdhë.

Foto: Dua Lipa/TMZ

Për të theksuar dukjen e saj, ajo zgjodhi të vishte një pallto të gjatë dhe elegante, në ngjyrë të zezë, duke shtuar një prekje sofistikimi në pamjen e saj. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram
Foto: Dua Lipa/Instagram
Foto: Dua Lipa/Instagram
Foto: Dua Lipa/Instagram
Read Entire Article