“Duam hyrje-dalje”/ Mbyllet për sot protesta në Thumanë-Kashar, ja kur mbahet tubimi i radhës

2 weeks ago 32
Reklamë

Është mbyllur protesta për ditën e sotme e banorëve të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, që kërkojnë hyrje-dalje në autostradë.

Gazetari Osman Stafa raporton për News 24 se protestuesit kanë paralajmëruar se protesta e radhës do të jetë të premten në orën 18:00 në po të njëjtin vend.

“Protesta është drejt fundit. Protestuesit pasi shkuan drejt Lezhës, më pas u kthyen. Krijuan trafik në të dy anët e rrugës. Tentuan përsëri të bllokojnë rrugën, por nuk janë lejuar. Protestuesit thanë se protesta e radhës do jetë të premten në orën 18:00 në këtë pikë.

Përsëri do kërkojnë që shteti shqiptar të marrë në konsideratë kërkesën e tyre për hyrje-dalje në autostradë. Protestuesit brohoritën “Duam hyrje-dalje””, tha gazetari Stafa.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article