Duhanaj: As Kurti e as Vuҫiq nuk janë të interesuar të vazhdojnë dialogun

2 months ago 21
Reklamë

Kryeministri Kurti ka parashtruar tri kërkesa ndaj Serbisë. Njëra ndër to është dorëzimi i Radoiҫiqit. Por sa është e gatshme Serbia ta bëjë këtë gjë, derisa flitet për një person të ngarkuar me vepra kriminale?

Lidhur me këtë ҫështje ka folur për ‘Bota sot’, njohësi i ҫështjeve politike, Leon Duhanaj. Ai thotë se as kryeministri Albin Kurti e as Aleksandër Vuҫiq nuk janë të interesuar për të vazhduar dialogun.

“Për mendimin tim, as Kurti e as Vuçiq, nuk janë të interesuar që në mënyrë konstruktive ta vazhdojnë dialogun. Vuçiqit dhe Serbisë i konvenon çdo vonesë çdo sterzgjatje e "status quo", sepse kështu arrijnë të avancojnë në proces kundër Kosovës. Posaçërisht kur përballën me një qeveri siç është kjo e Kurtit, e cila ka berë gjithçka por asnjë vendim nuk i ka shkuar për shtati Kosovës”, vlerëson ai.

Image

Leon Duhanaj

Tutje ai thotë se, edhe nga takimet e fundit në Bruksel, ishte pala e Kosovës e cila u akuzua për destruktivitet, përderisa Serbia po e luan rolin kinse pozitiv.

“Kërkesat apo kushtet e Kurtit karshi palës ndërkombëtare, nuk janë serioze dhe nuk do t'i sjellin ndonjë rezultat Kosovës. Sepse nëse Kryeministri Kurti ua cakton kushtet, dhe vetëm pas pak ditësh, e delegon zëvendësin e tij, në takim me përfaqësuesit serb, duke i shkelur vetë kushtet e tij, çfarë do të presim më nga kjo Qeveri e nuk ka respekt as për vendimet e veta. Situata tashmë është e destinuar për një "status quo", pasi që jemi në prag të emërimeve të reja në BE, zgjedhjet në Francë, pastaj nëse nuk ndodhë ndonjë zhvillim i shpejt, do të kemi procesin zgjedhor në SHBA, kështu që krejtë këto lajme, nuk janë gjë tjetër pos parulla politike për konsum të brendshëm”, vlerëson ai.

comment

Read Entire Article