“Duhet të jetë pjesë e opozitës”, Gjekmarkaj: Nuk e njoh Berishën si kryetar të PD, por ka peshë reale

11 months ago 17
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit rreth PD-së.

Gjekmarkaj u shpreh se ajo që ka ndodhur në raport me SHBA është fatkeqësi, sepse mos interesimi i tyre ndaj PD janë një dritë jeshile për qeverinë që të sillet si  të dojë me zgjedhjet.

Ai zbuloi se ka marrë pjesë në takimet e fundit mes deputetëve opozitarë të Berishës dhe Bardhit, jo për të njohur Berishën si kryetar të PD.

Megjithatë ai u shpreh se Berisha ka një peshë elektorale reale dhe historike pa të cilën nuk e bën llogarinë e aksionit opozitar

“Ajo që ka ndodhur në raport me SHBA është fatkeqësi, sepse mos interesimi i tyre ndaj PD dhe mos konsiderimi i shoh si një dritë jeshile për qeverinë që të sillet si  të dojë me zgjedhjet. Faktori ndërkombëtar ka kohë që nuk luan më rolin e arbitrit. Unë kam shkuar në një takim të opozitës, jo për të njohur Sali Berishën si kryetar. Nuk e njoh Berishën si kryetar të PD.

Berisha ka një peshë elektorale reale dhe historike pa të cilën nuk e bën llogarinë e aksionit opozitar dhe pa të cilën nuk ndërton dot një opozitë konkurruese. Unë kam shpresuar që Berisha do ndiqte linjë tjetër mbrojtje më herët, por ristabilizimin e marrëdhënieve me SHBA e quaj fondamentale për rikthimin e opozitës në konkurrencë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article