Duka thirrje kryeministrit dhe deputetëve: Kërkoj mbështetje të kthejmë ligjin e sponsorizimeve që favorizon sportin

10 months ago 26
18:52 18/12/2023

Mbrëmja e yjeve të futbollit është hapur me fjalën përshëndetëse të kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Gjatë fjalës së tij, Duka është shprehur se viti 2023 ka qenë një vit i suksesshëm për futbollin shqiptar.

Armand Duka: Jam shumë i lumtur që këtë vit takohemi në një sallë të tillë festive për të vlerësuar më të mirët e vitit që sapo mbyllim. Prania juaj në të gjithë fushat e jetës tregojnë qartë magjinë e kësaj loje, forcën e saj bashkuese. Vitin 2023, më i suksesshmi në të gjitha drejtimet. Dëshiroj t’i falenderoj të gjithë që kanë bërë të mundur arritjen e rezultateve tona e për kënaqësinë e emocionit që na kanë dhuruar gjatë këtij viti. Gjej rastin ta falenderoj qeverinë dhe kryeministrin Rama për mbështetjen që ka dhënë për stafin dhe ekipin kombëtar. Ky ekip meriton gjithçka. Ekipi kombëtar me golat e tij, rezultatet fantastike dhe finalizimi në vendin e parë të grupit ka qenë ngjarja më e bukur e historisë së futbollit shqiptar. Çdo ditë e më shumë jam falenderues çunave e të gjithë stafit për krenarinë që na kanë dhënë. Ne jemi vend i vogël, por një komb i madh dhe jam i bindur se kjo skuadër i ka bërë shërbim.

Gjatë fjalës së tij, Duka i ka bërë thirrje lojtarëve që të shijojnë suksesin e Europianit, ndërsa kryeministrit dhe deputetëve, që të kthehet ligji për sponsorizimet që favorizojnë sportin.

Armand Duka: Thirrja ime për lojtarët e stafin: Shijoni suksesin tuaj dhe Europianin dhe jam i bindur se do të na bëni krenarë dhe sido që të shkojë, ne jemi nën shërbimin tuaj, ne jemi me ju gjithmonë. Kemi bërë shumë hapa përpara, por mund të bëjmë akoma më shumë progres. I nderuar kryeministër dhe përfaqësues të parlamentit që jeni të pranishëm. Kemi bërë shumë hapa përpara, por mund të bëjmë akoma më shumë progres. Kërkoj mbështetjen tuaj që të kthejmë ligjin e sponsorizimeve që favorizon sportin, rrisin cilësinë sportive, dhe të bëjnë futbollin një degë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare. Unë besoj dhe kam bindjes se kjo kërkesë e jona do të realizohet. Ju ftoj të gjithëve që të mbështesni ekipin tonë kombëtar në Gjermani 2024. Kjo mbrëmje e meriton emrin tuaj./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article