Dumani: Kërkesa e masës ndaj Berishës sipas ligjit

9 months ago 14
15:15 28/12/2023

Kreu i SPAK: Kjo u certifikua nga të dy shkallët e gjyqësorit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar në një takim me gazetarët se kërkesa e SPAK për masën e Berishës është konform ligjit. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se për masën e parë detyrim paraqitje, nuk ishte e nevojshme marrja e autorizimit nga Parlamenti.

“Nuk kemi shkelur Kushtetutën. Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. Kërkesa jonë është certifikuar nga të dy shkallët e gjyqësorit. Tani, çështja i takon gjykatës”

Lidhur me dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dumani theksoi se janë disa persona në hetim.

“Për inceneratorin e Tiranës janë duke u hetuar të gjithë personat që kanë pas vendimarrje në lidhje me ketë çështje.”

Për shkak të sekretit hetimor, nuk dha një përgjigje të saktë nëse Arben Ahmetaj ka bërë kërkesë për azil politik. Ai theksoi se është një informacion sekret sepse hetimet vijojnë si për të ashtu dhe për persona të tjerë.

Dumani informoi se gjatë 2023-it është rritur numri i çështjeve që janë regjistruar në SPAK. Gjatë këtij viti kanë nisur 68 hetime me indicie nga mediat, deklarata politike, por edhe nga burimet e BKH.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article