Dy ditë më parë luajtën në finalen e Ligës së Kampionëve, futbollistët e Dortmundit vijnë për vizitë Kosovën

3 months ago 9
Reklamë

Futbollistët e famshëm, Karim Adeyemi dhe Emre Can, bëhet e ditur se kanë ardhur për vizitë në Kosovë.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.

Ai thekson se ka takuar dy yjet e Borussia Dortmundit në aeroportin e Prishtinës.

“Me dy yjet e futbollit të Borusia – Dortmund dhe Gjermanisë, me kapitenin Emre Can dhe dhëndrin e Kosovës, Karim Adeyemi”.

I njëjti tutje shtoi: “Rastësisht u takuam në aeroportin e Prishtinës, me dy yje të futbollit dhe miq të Kosovës. Kosova është e madhe për miq”.

Karim tashmë dihet se po shijon një romancë dashurie me reperen Loredana Zefi, e cila me origjinë është nga Ferizaji.

Adeyemi dhe Can para dy ditësh ishin pjesë e finales së Ligës së Kampionëve, ku u mposhtën nga Real Madridi me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Read Entire Article