Dy duele zhvillohen sot në Superligë, vëmendja në Lipjan

10 months ago 11

Dy ndeshje nuk u zhvilluan në fundjavën që shkoi në kuadër të javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Duelet nuk u zhvilluan për arsye se vendi ynë u godit nga reshje të dendura të borës dhe skuadrat e kishin të pamundur të krijonin kushte për lojë.

Kështu, komisioni i garave vendosi që derbi Prishtina – Drita dhe përballje Feronikeli ’74 – Liria, të luhen sot (27 nëntor) nga ora 13:00.

Skuadra nga Gjilani do tentojë t’i barazojë pikët me Llapin që gjendet në vendin e dytë me 28-të, ndërsa Prishtina është në të pestin me 18 sosh.

Në anën tjetër, Feronikeli ’74 dhe Lira synojnë të largohen nga zona e kuqe, e që do të jetë një duel vërtetë interesant. /Telegrafi/

Read Entire Article