Dy gabimet e VAR në Real-Almeria në favor të “Los Blancos”

7 months ago 11
Reklamë
14:09 24/01/2024

Komiteti Teknik i Arbitrave ka pranuar dy gabimet së fundmi në “Santiago Bernabeu”

Komiteti Teknik i Arbitrave në Spanjë e pranon se VAR bëri dy gabime në favor të Real Madridit në ndeshjen kundër Almerías të përfunduar 3-2. Polemikat për ndeshjen e La Liga-s në stadiumin “Santiago Bernabéu” vahzdojnë të jenë të forta.

Sipas mediave spanjolle nga një analizë e bërë nga institucioni spanjoll i gjyqtarëve rezultoi se skuadra e Karlo Ancelotit përfitoi nga gabime të padrejta. Ndërkohë që në rastin e anulimit të golit të Almerias rezultoi se arbitri nuk kishte gabuar, pasi ndaj Belingam ishte kryer faull.

Për teknikune Los Blankos, Karlo Ançeloti, VAR veproi siç duhet. Por nuk mendon kështu presidenti i Barcelonës Joan Laporta që tha se standardi i gjykimit në këtë ndeshje ishte një turp.

Sipas tij ka një braktisje të funksioneve dhe strukturat përkatëse duhet që të japin shpjegim.

Reali mban distancën prej 7 pikësh ndaj blaugranave në renditje. Laporta shprehet se me një gjykim të drejtë, diferenca do të ishte ndryshe Por presidenti i katalanasve beson se me cilësitë që skuadra e Çavit ka, mund të kalojë “Los Blancos” në renditje përgjatë sezonit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article