Dy javë pas takimit me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj blegtorët e në jug janë hedhur sërish në protestë.
Ata kanë hartuar një peticion ku kanë parashtruar të gjitha kërkesat e tyre për rregullimin e tregut dhe çmimit të qumështit e mishit, investim në veprat ujore dhe rregullimin e kullotave.
Gazetarja Brikena Metaj raportoi për BalkanWeb se ditën e sotme kanë nisur mbledhjen e firmave nga blegtorët. Ata kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, ndërsa kanë paralajmëruar përshkallëzimin e tubimit nëse nuk merren masa.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb