Protesta para Bashkisë, policia rrit masat e sigurisë/ Çfarë pritet

2 hours ago 13

Opozita zhvillon protestën e rradhës para bashkisë së Tiranës.

Gazetari i News24, Osman Stafa, tha se kjo është protesta e rradhës ku kërkohet dorëheqja e Kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e bërë përgjegjës për skandalin “5D” dhe inceneratorin e Tiranës.

Bashkia e Tiranës është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa të pranishme janë edhe ato zjarrfikëse.

Në krahasim me protestat e mëparshme ka një shtim të masave të sigurisë nga Policia e Shtetit. Nuk dihet nëse shtimin e masave të sigurisë Policia e bazon në informacionet që mund të ketë për një tensionim të situatës, apo janë masa që merren në kuadër edhe të shtimit të tensioneve politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article