Dy rezoluta për Kosovën, PD dhe PS nuk dakordohen. Çfarë pritet nesër në Kuvend

1 year ago 22
11:27 11/10/2023

Sot në orën 13:00 zhvillohet Konferenca e Kryetarëve, një ditë para seancës plenare ku do të diskutohet Rezoluta për Kosovën. Të martën u mblodh grupi parlamentar i PD-së dhe nuk ka ende një dakordësi për këtë rezolutë me palën mazhoritare.


Demokratët thonë që duhet miratuar rezoluta e Prishtinës zyrtare, por kjo nuk është pranuar nga Partia Socialiste. Gazetarja e Klan News Klesiana Omeri raporton se vijojnë negociatat mes palëve politike për një rezolutë të përbashkët e cila pritet të votohet nesër në Kuvend.

Deri më tani nuk ka një dakordësi, pasi palët ndahen në pikën ku bëhet përgjegjëse përsa i përket sulmit të 24 Shtatorit.  PD kërkon të miratohet rezoluta e Kuvendit të Kosovës, ndërsa PS nënëvizon se nuk duhet të ketë njëanshmëri duke qenë se Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe nuk duhen shkruar përgjegjës në këtë rezolutë pa përfunduar hetimet”, raportoi Omeri.

Në fillim u duk se do kishte një lloj konsensusi mes partive kryesore, megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë do të prodhojë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Edhe pse të ngjashme me njëra-tjetrën, rezolutat e propozuara kanë vetëm një pikë ndryshe. PD e cilëson si autore absolute të agresionit shtetin serb, ndryshe nga PS./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article