Dy të vdekur dhe disa të lënduar pasi një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në pjesën pranë një magjistraleje në Mal të Zi

1 year ago 50
Reklamë

Në një aksident trafiku që ka ndodhur sot (e martë) në një magjistrale Cetinje–Budvë të Malit të Zi, kanë gjetur vdekjen dy persona.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 kur një autobus për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga në një përroskë.

Përveç të vdekurve, në këtë aksident thuhet se kanë mbetur edhe disa të lënduar.

U saobraćajnoj nezgodi, do koje je došlo slijetanjem autobusa sa kolovoza, u kojem je bilo oko 30 putnika, smrtno su stradala najmanja dva lica, čiju su smrt na licu mjesta konstatovale ekipe HMP.

Više putnika je zadobilo lake i teške povrede i njima se ukazuje ljekarska pomoć.

— Uprava policije Crne Gore (@PolicijaCG) September 19, 2023

“Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur nga aksidenti trafiku, i shkaktuar nga dalja e autobusit nga rruga, në të cilin ndodheshin rreth 30 pasagjerë, vdekjen e të cilëve e kanë konstatuar në vendngjarje ekipet e ndihmës mjekësore emergjente”, kanë thënë autoritetet policore në Mal të Zi.

Pas kësaj, disa pasagjerë që kanë marrë lëndime të lehta dhe të rënda dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Pasagjerët që kanë shpëtuar pa lëndime kanë thënë për mediat lokale se autobusi papritur është kthyer djathtas dhe se është përmbysur.

Ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe qytetarëve kanë nxjerrë të lënduarit nga autobusi ndërsa komunikacioni në atë pjesë të rrugës është ndërprerë. /Telegrafi/

Read Entire Article