Dy të vdekur dhjetra të plagosur nga shembja e shkëmbit dhe stuhisë me reshje rekord (fotot)

1 year ago 38

Dy njerëz kanë mbetur të vdekur dhe rreth 100 të plagosur janë shënuar një stuhie me reshje rekord që shkaktuan përmbytje dhe rrëshkitje të papritura toke në Hong Kong.

Pamjet nga rajoni tregonin ujin që vërshonte poshtë faqeve të pjerrëta të maleve dhe më tej duke përmbytur zona qytetare si rrugë, qendra tregtare, tunele e stacione metroje.

Në pamje shihej gjithashtu asfalt i rrugëve që shembej nga rrjedhjet e rralla dhe rrëshkitjet e tokës.

“Nuk kisha parë skena si këto më parë, edhe në stuhi të rënda, nuk kishte arritur deri këtu”, tha infermierja vendase Connie Cheung, 65 vjeçe.

Zyrtarët thonë se moti ekstrem është shkaktuar nga tajfuni Haikui, që solli trazira edhe në qytetin fqinjë Shenzhen, një qendër e zhvilluar teknologjie me rreth 17.7 milionë banorë.

Zyra e motit në Hong Kong vijonte sot të paralajmëronte për stuhi reshjesh. Ajo shtonte se rreth 100mm shi kishin rënë në ishullin kryesor të Hong Kong, në zonën Kowloon dhe në veri të Territoreve të reja.

Top Channel

Read Entire Article