Dy vajza përplasën “Audin” me “Porsche”, thirrën të afërmit për ta zgjidhur! Si nisi sherri me sende të forta që përfundoi me një të lënduar

4 weeks ago 6
Reklamë

TIRANË– Dy vajza përplasën makinat sot me njëra-tjetrë, por thirrën të afërmit e tyre “për të sqaruar” atë që ndodhi.

Dy makinat e përfshira në aksident janë “Audi A8” dhe “Porsche Cajen”.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia thotë se kemi të bëjmë me një gërvishtje mes automjeteve në lëvizje, por debati mes vajzave për gjetjen e shkaktares denigroi në përleshje fizike mes personave që ato thirrën për ndihmë.

I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e shoferes tjetër, Marjo Barami.

Fatjon Dauti, për shkak të goditjeve ka përfunduar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë në sherr i përket.

“Më datë 22.08.2024, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit Fatjon Dauti, dhe Marjo Barami. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi Fatjon Dauti i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article