Dyshohet për shpërdorim fondesh nga agjencia që drejtonte. Gazetarja Lala: Hetimet ndaj Ilir Beqajt shtrihen në dy drejtime të reja. Rëndohet pozita e ish-ministrit para ligjit

9 months ago 9

Gazetarja Klodiana Lala tha në studion e News 24, se pozitat e Ilir Beqajt para ligjit janë rënduar pas hetimeve të reja të shtrira në dy drejtime.

Pjesë nga biseda:

Kur gjykata e posaçme e orientoi Prokurorinë të hetonte rolin e zt.Beqaj në koncesionin e sterilizimit. Rezulton që më 24 shkurt 2023, Eduart Curraj shet aksionet e kompanisë Delta Farma të një shtetase nga Polonia por me kushtin që Curraj të jetë administrator. Bëhet fjalë për një material shumë voluminoz. Ish-ministri i Shëndetësisë dyshohet se ka lidhur kontrata klienteliste me këtë farmaci. Ka dyshime të forta që kjo kompani është favorizuar nga zt.Beqaj për ilaçet e rimbursimit dhe e dyta, ka përshtatur kriteret e tenderave për këtë kompani.

Dukej sikur historia e Ilir Beqajt po mbyllej me një masë vetëm për të mos u larguar jashtë vendit. Përplasja brenda grupit të hetimit, detyruan prokurorët e çështjes për vendosjen e masës. Paralelisht, një tjetër prokurore po heton check up-n. Në kuadër të këtij hetimi, gjykata e Posaçme me kërkesë të prokurorisë, gjyqtarja Rudina Palloi ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për kontrollin e disa banesave, në kompaninë Delta Farma, në banesat e administratorëve të kësaj kompanie dhe zyrtarë të Agjencisë SASPAK. Askush nuk e dinte që Prokuroria e Posaçme kishte vënë nën përgjim. Pesë nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Beqajt kur drejtonte Saspak, përfshirë edhe shoferin, janë përgjuar nga SPAK. Mbetet për t’u parë se deri ku do të shkojë ky hetim. Ka dyshime për abuzime me fondet e Saspak. Janë kontrolluar edhe disa organizata jo fitimprurëse pasi dyshohet se ka abuzime në shifra të mëdha. Bashkëpunëtorëve.

Prokuroria e Posaçme nuk kishte kryer një hetim të thelluar për koncesionin e sterilizimit. Qytetarët ishin skeptikë për këtë hetim. Dalja në dritë e këtij hetimi të ri, e rëndon pozitën ligjore të Zt. Beqaj. E para farmacitë, e dyta, hetimet për fondet e Saspak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article