Dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale, nga paruket, te maskat dhe jelekët antiplumb, çfarë gjeti policia në Shkodër

10 months ago 10

Policia e Shkodrës ka zbuluar dhe sekuestruar maska, paruke, jelekë antiplumb dhe kokore metalike si të Policisë, armë gjahu, municon luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin nga grupe kriminale, për të kryer krime kundër personit dhe pronës.

Është sekuestruar edhe 1 kavanoz dhe 13 pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si dhe një sasi tjetër e kësaj lënde, e ndarë në doza, gati për shitje në afërsi të shkollave, lokaleve dhe në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Aksioni është ndërmarrë në kuadër tëoepracioneve në vijim “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”.

26-vjeçari, i cili posedonte në banesë sendet e jashtëligjshme dhe lëndën narkotike është arrestuar.

Aksioni shtë zhvilluar në lagjen “Partizani”, ku shërbimet e polciisë kanë ndërhyrë në banesën e 26-vjeçarit R. G., ku kanë gjetur dhe sekuestruar 7 jelekë antiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Read Entire Article