Dyshohet si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet një 50-vjeçare në Shkodër, policia jep detajet

9 months ago 27

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetase të shpallur në kërkim.

Kjo shtetase akuzohet si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër është kapur dhe ndaluar shtetasja bullgare:

I. T.(D.), 50 vjeçe, banuese në Bullgari.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar për këtë shtetase, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pasi dyshohet si pjesëtare e një grupi kriminal që ushtronte në mënyrë të organizuar, kundrejt pagesës, veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve. 3 pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga, më parë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article