E akuzoi Kurtin për lidhje me Serbinë, Haradinajt i vjen paralajmërimi i fortë - përmendet një padi!

1 month ago 8
Reklamë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar duke hedhur akuza të rënda ndaj Albin Kurtit, ku sërish ka insistuar se kryeministri është i rekrutuar nga Serbia, madje ka thënë se ka financime të dyshimta, transaksione prej shtetit serb.

Ai ka qenë në mision te armiqtë, e kanë ndihmuar për tu ngritur në pozitë. Edhe financimet i ka të dyshimta, ka transaksione nga Serbia. Një zyrtar i Qeverisë Kurti ka bërë kërkesë zyrtare Serbisë për numrin e saktë të pjesëtarëve që UÇPMB-së. I ka pyet a na tregoni numrin e pjesëtarëve. Nuk ka mundësi ajo ditë me ndodh rastësisht, ai është i rekrutuar nga Serbia”, ka thënë Haradinaj.

Mirëpo, këto akuza janë tejet të rënda, si të tilla do duhej të kishin hetime ose marrje në pyetje të Haradinajt.

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli juristi Blerim Burjani.

Ai tha se kreu i AAK-së do duhej të ushtronte padi nëse vërtetë ka fakte për këto akuza që bën ai, ose në të kundërtën këto vlerësohen vetëm si ‘goditje’ ndaj kryeministrit në parg të zgjedhjeve.

Image

Blerim Burjani

Po ashtu, jurisiti përmendi faktin se Haradinaj në vazhdimësi akuzon dhe kritikon Kurtin.

Nëse ka fakte, Haradinaj le të ushtron padi private, nëse ka fakte është prokurori që mund të zhvillojë hetime, nëse gjithmonë ka fakte e jo garë politike, inate politike. Pra, nëse ka informacion e fakte, organet janë ku mund të ushtrohet padi, përndryshe kjo mund të perceptohet si garë parazgjedhore.

Siç dihet, gjykatat nuk merren me gara e kampanja, por nëse ka fakte prokuroria reagon vet, pa thënë Haradinaj. Është fakt se Haradinaj gjithmonë ka pas komente e kritika, por ai dikur i kishte ndihmuar me ardhë në pushtet me gaz lotsjellës në Kuvend, ai sikur ka harruar me kë ka qenë atëherë Kurti, pra tash ka dal në tema që janë gjepura dhe pa fakte, thjesht inate”.

Ndër të tjera, Burjani potencoi se shteti ka organe të drejtësisë që mund të hetojnë vërtetësinë e deklaratave të Haradinajt.

Ky shtet ka institucione që mund të vërtetojnë këtë dhe çdo gjë tjetër, askush nuk është imun për tema që prishin rendin apo bëjnë gjëra të kundërshtueshme me kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Haradinaj duhet të bashkëpunojë me organet e rendit kur flet kështu apo deklaron, që këto thjesht mos të merren deklarata politike, por fakte me prova materiale apo prova tjera të dokumentushme

Se këso deklarata mund të ketë pa ndalë nga e gjithë opozita”, përmbylli Blerim Burjani për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article