E BUJSHME/ Françesko Toti drejt rikthimit në Serie A, skuadra ku mund të luajë

2 hours ago 24

Ideja e rikthimit të legjendës së Romës dhe Italisë, Françesko Toti, në futbollin e luajtur nuk është më utopi, pasi së shpejti mund të rikthehet në realitet.

Vetë ish-numri 10-të i Romës, Toti ka habitur me deklaratën e tij duke theksuar se ai ëhstë gati për tu rikthyer të luajë në Serie A, por betet për tu parë forma e tij fizike më parë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane skuadra e Komos në pronësi të vëllezërve Hartono ka bërë gati planin që të rikthejë në fushë legjendën Toti.

Ekipi është aty, janë shfaqur një ose dy skuadra. Tani le të shohim koka është aty, por mbi të gjitha të shohim se çfarë do të thotë trupi im“, deklaroi Toti gjatë fazës së Miami të turneut EA7 World Legends Padel Tour.

Koka e di tashmë përgjigjen, të shohim si do të reagojë trupi… kushedi çfarë do të na rezervojë viti i ardhshëm”, shtoi Toti.

Read Entire Article