E ëma ua mori pajisjet elektronike, 10-vjeçari dhe motra e tij largohen me veturë – policia në Florida shokohet kur mëson moshën e tyre

11 months ago 17
Reklamë

Policia në Florida mbeti e shokuar, kur u konstatua se shoferin që e kishin ndalë në autostradë, ishte një 10-vjeçar, raporton BBC.

Djaloshi dhe motra e tij 11-vjeçe u ndalën në Alachua, qindra kilometra nga vendi ku e ëma e tyre kishte raportuar zhdukjen e tyre, transmeton Telegrafi.

Policia ka njoftuar se motër e vëlla ikën nga shtëpia pasi e ëma ua kishte marrë pajisjet elektronike.

“Befasi e madhe, policët panë se nga vetura doli 10-vjeçari me motrën”, thuhet në kumtesën e policisë në Florida.

Ata pranuan se “fëmijët ishin nervoz në të ëmën e cila ua kishte marrë pajisjet elektronike, që besohet se kjo kishte ndodhur pasi nuk i kishin përdorur në mënyrën e duhur”, u tha nga zyra e sherifit.

Nga policia theksuan se nuk ka arsye të besohet se ata ishin keqtrajtuar në shtëpi.

“Detektivët tanë kanë biseduar me nënën e tyre që dha gjithçka nga vetja të marr fëmijët”, shtoi policia. /Telegrafi/

Read Entire Article