E FUNDIT/ Aksident me vdekje në Laç

1 month ago 8
Reklamë

Një aksident me vdekje është shënuar këtë të hënë në Laç.

Kjo gjë bëhet e ditur nga gazetari i Vizion Plus Altin Mema.

Viktimë ka mbetur një 72-vjeçare.

E moshuara është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 24-vjeçar i identifikuar si Samuel Kasmi.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut.

Rreth orës 12:20, në Laç, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. Gj., 72 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, 24-vjeçarin, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Read Entire Article