E FUNDIT/ Pas Balajt, dhe Roshi tërhiqet nga Kombëtarja (Zbulohet arsyeja)

10 hours ago 32

Pas Bekim Balajt, mësohet se edhe Odise Roshi ka vendosur t’i japë lamtumirën Kombëtares. 33-vjeçari fierak, i cili aktualisht luan me Erzurumsporin në kategorinë e dytë turke, ka zhvilluar gjithsej 70 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar 5 gola.

Ai debutoi më 7 tetor të vitit 2011-të, ndërkohë që ndeshja e tij e fundit ku ai është aktivizuar ka qenë miqësorja me Italinë, në stadiumin “Air Albania” e fundit edhe e ekipit tone, nën drejtimin e trajnerit italian Edi Reja.

Me brazilianin Sylvinho mesfushori kuqezi është grumbulluar vetëm një herë, në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë në eliminatoret e Kampionatit Europian, ku kuqezinjtë fituan me shifrat 2-0, por që nuk pati asnjë minut në atë takim. Një vendim i tij që vjen menjëherë pas atij të Bekim Balajt, që veç se shokë skuadre, të dy janë edhe miq shumë të ngushtë jashtë futbollit.

Një ditë më parë Bekim Balaj vendosi të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Sulmuesi kuqezi, i cili aktivizohet në kampionatin “Abissnet Superiore” me Vllazninë, i ka komunikuar vendimin e tij trajnerit Sylvinho, stafit teknik dhe Federatës së Futbollit.

Gjatë karrierës së tij me Kombëtaren kuqezi, Bekim Balaj, u aktivizua në 48 ndeshje, duke shënuar 9 gola. I pari është edhe më i veçanti, pasi realizimi ndaj Porugalisë dhe fitorja historike e Shqipërisë me golin e Bekim Balajt në “Estádio Municipal de Aveiro”…

Ai bëri krenarë të gjithë shqiptarët kudo në botë, duke i hapur rrugën kualifikimit të parë historik të Kombëtares në Europianin “Francë 2016”. Gjithashtu, Balaj ishte pjesë e Kombëtares në atë Europian, ku u aktivizua në fitoren ndaj Rumanisë me rezultatin 1-0.

Për të dy këta lojtarë do të ketë një ceremoni përmbyllëse të karrierës në ndeshjen e rradhës, më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania”, ku Shqipëria do të luajë përballë Republikës Çeke, ndeshja e parafundit e grupit në kuadër të Nations League.

Read Entire Article