“E kishin në zyre por s’e arrestuan”, Maxharraj ‘godet’ opozitën për Radoiçiqin: Pat derdhje gjaku në veri, këta sulmonin Kurtin

9 months ago 37

Profesori dhe analisti politik, i cili jeton dhe vepron në SHBA, Binak Maxharraj, ka folur për partitë opozitare LDK-në, PDK-në dhe AAK-në, pas kritikave që këto të fundit janë duke i bë në drejtim të Qeverisë Kurti.

Maxharraj thotë se, tash po bëhen tre vjet kur sovrani i çoi në shtëpi këto parti.

Ai shprehet se tash këto partitë opozitare po fyejnë, shajnë e bëjën piskamë ndaj Qeverisë Kurti, të cilën e quan më të madhen dhe më të suksesshme pas çlirimit.

E këtë sipas tij, po e bëjnë për lakminë për pushtetin dhe jo për diçka në dobi të shtet ndërtimit, pasi shton se janë mësuar me hajni e plaçkitje.

“Këtyre grindavecave të opozitës ua tregoi vendin edhe një sondazh i bërë ku LVV e nxori të parën me 48,5%, kurse PDK me 18,2%, LDK 17,9%,  ndërsa AAK-së s’po ia varë më kush. Kaq është kjo puna e juaj, që tri vite asgjë nuk bëtë për këtë shtet ishit në luftë të përhershme me shtetin dhe qeverinë e Juaj. Puna më madhe e juaj ishte të mos i votonit marrëveshjet ndërkombëtare, të kundërshtoni çdo nismë në lidhje të Asociacionit, bile nuk ishit edhe as shumë të shqetësuar për sulmin terrorist të Serbisë në Kosovë në Banjskë a ku pati edhe derdhje gjaku. Ishte luftë e këta të gjorët trumbëtojnë si bishat e malit se pse gjatë asaj lufte Albini nuk e zuni Radoiçiqin”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, “Radoiçiqin e keni pasë disa herë në zyre kur ishit në qeveri e nuk e arrestuat, por e latë në liri”.

“Është mirë të shukatni, të mos bëni zë sepse populli po ju njeh si faren e kuqe si opozitë e mjerë kundër shtetit. Nuk jeni pjekë hala për të ardhë në pushtet, ju duhet kogja do vitet të prisni sepse kjo qeveria Kurti hala nuk i ka kryer të gjitha punët me ju. Prandaj mos merrni yrysh se duani zgjedhje. Rrini qaty rehat sepse qysh është populli i zemëruar në ju mund te ju qet, të ju hiç edhe nga opozita dhe të shkoni me i bërë shoqëri Fatmir Limës”, përfundon Binak Maxharraj.

comment

Read Entire Article