E kishte kthyer banesën në depo armësh, policia e arreston

3 months ago 12

G.H., banues në Sauk ka rënë në pranga nga efektivët e komisariati numër 1 në kryeqytet.

Sipas komunikatës, policia kishte marrë informacion në rrugë operative lidhur me armët që i arrestuari kishte në banesë.

Në mënyrë flagrante efektivët kanë kryer një kontroll në banesën e tij në Sauk, ata kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak për to, si dhe një palë dylbi.

Teksa G.H., ra në pranga, materialet janë referuar në prokurori për disa vepra penale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 1, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë, ka organizuar punën për kapjen e tij, dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Spot”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., banues në Sauk, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak për to, si dhe një palë dylbi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article