E krahasuan vazhdimisht me të, Loredana Zefi e befason me një video Ilirianën në Big Brother

9 months ago 32

Që nga hyrja në Big Brother VIP Kosova 2, Iliriana Sadriu, është krahasuar vazhdimisht me Loredana Zefin.

Pasi fitoi një sfidë dhe u bë kapitene, ajo u befasua me një video nga reperja e famshme.

Loredana i dërgoi një video-mesazh duke i thënë se ka ndryshuar dhe se tani nuk po duken të njëjta, por që i uron suksese në këtë rrugëtim.

Foto: Screenshot/YouTube

“Përshëndetje Iliriana, unë jam Loredana edhe pse nuk po dukem se i kam prerë flokët e shkurta vetëm për një arsye se po të krahasojnë shumë me mua, tani nuk ka shansa më se nuk po dukemi njëjtë”, u shpreh Zefi.

Ajo tutje vazhdoi: “Kam dëshirë me t’i dhënë dy mesazhe. Mesazhi i parë është që të uroj shumë sukses për rolin e kapitenit, mesazhi i dytë është që prej se ja ke nisur me fol po më pëlqen shumë, je e preferuara ime, të uroj shumë suksese”.

Iliriana u emocionua tejet shumë për mesazhin dhe tha se e vlerëson pasi është një artiste e veçantë. /Telegrafi/

Read Entire Article