E modifikuan duke shpresuar se nuk do të arrijnë ta shkatërrojnë, tanku rus “shkeli” në minat ukrainase

4 months ago 8
Reklamë

Duke parë se dronët janë bërë një armë shumë e rrezikshme për këmbësorinë ruse, ata menduan se me disa modifikime do t’i shpëtojnë makineritë e tyre luftarake.

Megjithatë as ato duket se nuk po u ndihmojnë edhe aq shumë, siç është rasti me tankun rus që tashmë ka marrë emrin e “tankut-breshkë”.

Pamjet nga droni që janë filmuar nga Shadoë Group, shfaq momentin kur pikërisht një tank i tillë shkatërrohet nga ukrainasit.

Ky tank i veshur me shtresa të çelikta dhe me pajisjen për deminim po lëvizte nëpër një fushë në Ukrainë, kur shkeli në minat antitank.

Pasi që u shkatërrua dhe nuk mund të vazhdonte rrugëtimin, ushtarët që ishin brenda dolën me shpejtësi para se të shpërthente municioni brenda dhe filluan të vrapojnë. /Telegrafi/

Read Entire Article