“E morëm që Greenwood dhe Rashford të mësonin prej tij” – Solskjaer flet për Ronaldon dhe tregon se si reagoi kur e la në bankë

7 months ago 8

Ole Gunnar Solskjaer është kthyer të flas për periudhën e tij si trajner i Manchester United, ku nën urdhrat e tij kishte edhe Cristiano Ronaldon.

Norvegjezi tregon se CR7 u morë për mentalitetin e tij, por edhe që të rinjtë e skuadrës të mësonin nga ai.

“Cristiano Ronaldo, kur e njihni dhe flisni me të, ai flet dhe tregonte që donte të luante tre nga katër ndeshjet, ai e kuptoi se po plaket”.

“Por kur e lë jashtë, ai nuk është i lumtur! Një pjesë e nënshkrimit të Ronaldos ishte që ta merrnim nga ai pasionin e tij, por kjo pati komplikimet e veta. Ne kishim Mason Greenëood, Marcus Rashford dhe Anthony Martial”.

“Ata mund të mësonin nga Cristiano pasi ai është më i miri, më i disiplinuari dhe ai ka qenë lojtari më i mirë në botë, dhe ju mendoni se ai do t’i ndihmojë ata”.

“Kur mbërriti në klub, më tha ta nisja në tre ndeshje radhazi, dhe më pas më vendosi në stol për ndeshjen e katërt, por ai është aq i pasionuar, kështu që kur e bëra këtë, nuk i pëlqeu”, ka treguar norvegjezi.

Ronaldo ishte në prag të nënshkrimit për rivalët e Manchester Cityt pasi u largua nga Juventusi në verën e vitit 2021, kështu që Manchester United nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndërhynte.

Sulmuesi veteran përfundoi duke nënshkruar për Djajtë e Kuq, ku luajti për Solskjaer dhe Ralf Rangnick përpara se të largohej nga klubi në nëntor 2022 pas një përplasjeje me Erik ten Hag. /Telegrafi/

Read Entire Article