E ngatërrojnë me një person që kërkohej nga autoritetet e rendit, policia në Maryland urdhëron invalidin me ngjyrë të zbret nga vetura

11 months ago 18
Reklamë

Ky është momenti kur një burrë me ngjyrë me nevoja të veçanta urdhërohet nga policia që të del nga vetura në Maryland, SHBA – pa ia dhënë as karrocën, duke e ngatërruar me një person që ishte në kërkim nga autoritetet e sigurisë.

E krejt kjo skenë ndodhi në prezencë të familjarëve të tij, që mbetën të shokuar me atë çfarë panë, transmeton Telegrafi.

Ai dëgjohet duke i thënë policëve se është i paralizuar, por ata i kërkuan domosdo që të del nga vetura.

“Duhet të dalësh nga vetura në mënyrë që të mund të flasë me ju”, thotë polici.

“Nuk ka problem. Jam i paralizuar, thjesht doni të dalë jashtë”, shtoi burri me nevoja të veçanta.

Derisa hapë derën, polici e tërheq jashtë vetura, duke mos e ditur fare se ai nuk mund të ecë.

“Është i paralizuar, nuk mund të ecë”, dëgjohet duke thënë gruaja e burrit që u ndaluar nga policia.

Në momentin që tenton të zbret rrëzohet në tokë, kurse policët menjëherë reagojnë duke tentuar ta ndihmojnë të futet sërish brenda.

Më vonë ata e kuptojnë se kanë ndalë personin e gabuar, dhe se nuk ishte ai të cilin e kërkonin dhe akuzohej për kryerjen e një krimi.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, dhe pothuajse shumica kanë dënuar veprimin e policëve. /Telegrafi/

Read Entire Article