“E paimagjinueshme që vendimet e Kushtetueses të mos zbatohen”, Çlirim Gjata komenton deklaratat e Zaçajt: E shkreta ajo në pozicionin ku është!

8 months ago 21

Duke komentuar deklaratat e kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj se vendimet e kësaj gjykate duhen zbatuar në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, juristi Çlirim Gjata, thotë në studion e “Open” në News 24, se ajo duhet t’i vërë pikat mbi “I”.

“Gjykata Kushtetuese nuk zgjidh gjë në një konferencë për shtyp. Lëre kryetaren në hallin e saj. E shkreta ajo në pozicionin ku është. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese duhet të vërë pikat mbi I. Është e paimagjinueshme thotë që të mos zbatohet vendimi.

Kjo është e vjetër sa vetë historia e Gjykatës. Thuaje qartë, se ka një vit që Parlamenti nuk e shqyrton. Të mos i hyjmë pastaj që një padi të 1/5 të deputetëve i pranon një tjetër nuk e pranon dhe i thotë s’ke të drejtë. Kush nuk lejon komisionet parlamentare duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese?

Çfarë duhet të zgjedhë opozita. Opozita është kjo që është. Kush është më i zoti të krijojë një opozitë më të mirë. Pse Edi Rama nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin Xhaçka, bashkëshortin e të cilës i ka dhënë pasuri kombëtare dhe ajo ka votuar? Është për burg!”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article