E pazakontë! Po raportonte live nga samitin e NATO-s në Vilnius, gazetarja gëlltit një mizë (Video)

1 year ago 29
Reklamë

Gazetarja e Sky News, Deborah Haynes gjatë raportimit nga samiti i NATO-s u përball me një incident.

46-vjeçarja po informonte për mbërritjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në samitin e Natos në Vilnius, Lituani, kur një mizë iu fut në gojë.

Ajo ndërpreu raportimin dhe u largua nga kamera duke u kollitur. “Sapo hëngra një mizë”, tha gazetarja e cila e mori këtë situatë me qetësi dhe humor.

Më vonë ajo postoi në Twitter momentin e incidentit, ku shkruante: Sapo hëngra një mizë! Rreziqet e raportimit live gjatë natës, ku insektet vërshojnë rreth dritës.

Kanë kaluar pothuajse nëntë vjet nga dita që kolegu i Deborah në Sky News, Adam Boulton, përjetoi një situatë të ngjashme.

Top Channel

Read Entire Article