E përndiqte dhe i hapte profile në rrjetet sociale, 21-vjeçarja kallëzon të riun në policinë e Vlorës

8 months ago 21

Një 21-vjeçare ka kallëzuar në polici se një i ri e ka përndjekur dhe i hapte profile të rreme në rrjetet sociale.

Ngjarja është regjistruar në Vlorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë ndaluan shtetasin B. K., 33 vjeç, banues në Orikum, pasi ka bërë kallëzim një 21-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka hapur llogari në rrjetet sociale, me të dhënat e saj.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Etiketa:

Read Entire Article