Jurgen Klopp ka folur për Sky Sports pas barazimit pa gola ndaj Manchester United në kuadër të javës së 17-të të Ligës Premier.
Ai ka thënë se skuadra e tij bëri shumë gjëra të mira në këtë ndeshje, por mos shënimit i golit i penalizoi.
“Pashë shumë gjëra të mira, e vetmja gjë që nuk më pëlqen është rezultati. Duhet të kishim shënuar”.
“Ne ishim në nxitim në momente, por më pëlqeu shumë intensiteti i lojës dhe fillimi i saj. Të gjithë e panë atë që donim, presioni ynë ishte i mirë si grup dhe ne nuk i lamë të dilnin para”.
“Nuk mund të kujtosh një paraqitje kaq dominuese kundër Man Utd – madje edhe në fitoresn 7-0. Tani është 0-0. Ata ndoshta ndihen pak më mirë se ne, por ne marrim një pikë dhe vazhdojmë”.
“Ishte lloji i lojës që prisja. Nëse luajmë kështu, është e vështirë për skuadrën kundërshtare të dalë nga gjysma e vet dhe mënyra se si u mbrojt Man United ishte e pastër me shumë pasion”.
“Nëse shënoni, kjo ndryshon dinamikën e lojës dhe ata hapen pak dhe mund të rrezikojmë më shumë. Por asgjë nuk ndryshoi, ata u futën brenda dhe u mbyll 0-0”, ka thënë Jurgen Klopp për Sky Sports. /Telegrafi/