E reja irlandeze vret veten dy muaj pas përdhunimit në pushimet mesdhetare, thuhet në gjyq (fotot)

1 year ago 13
Reklamë

Një adoleshente ka vrarë veten duke u hedhur nga ura disa muaj pasi i drogua dhe u përdhunua gjatë pushimeve në Greqi, u tha sot në gjyqin e çështjes së të ndjerës.

18 vjeçarja Julie Crowe, nga County Meath në Irlandë ka humbur jetën pasi u hodh nga një urë mbi autostradën M3 pranë Rathbeggan më 4 nëntor 2019.

Gjykata e mjekësisë ligjore të Dublin dëgjoi dje për rrethanat që kishin shkaktuar trazirat psikologjike të Julie, e cila ishte sulmuar teksa ishte me pushime me miqtë disa muaj më herët në gusht 2019.

Në gjyq u tha se autoritetet vendore nuk kishin marrë më informacione për hetimet e policisë greke për sulmin megjithë kërkesat e shumta për çështjen e Julie nga homologët në Interpol.

Babai i të ndjerës Julie, Gary Crowe, tha në seancë se mëngjesin e tragjedisë bija e tij nuk kishte fjetur. Ai kujtonte se vajza duhej e hutuar dhe e trazuar dhe ai kishte tentuar ta qetësonte rreth mesnatës.

Zoti Crowe tha se kishte vërejtur një shënim në krevatin e Julie për të cilin besonte se ishte pjesë e ditarit të saj.

Por më vonë rreth orës 2.15pm, zoti Croëe tha se kishte shkuar të kontrollonte dhe nuk kishte gjetur të bijën në shtëpi. Ai i kishte telefonuar bashkëshortes për t’i thënë se besonte se e bija ishte larguar.

Ai më pas lexoi shënimin mbi krevat ku përmendej zona e liqenit Rathbeggan.

Zoti Crowe kishte dalë dhe shkoi te ura ku pa trafikun e ndaluar dhe të bijën përtokë.

Oficeri policisë Jeffrey Moroney tha në gjyq se pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitarët tregonin se vajza ishte hedhur nga ura.

Nëna e Julie, Anna Crowe, kishte identifikuar trupin e të bijës në spitalin Connolly.

Ekzaminimet post-mortem konfirmonin se Julie kishte pësuar plagë fatale në kokë që përputheshin me rënien nga lartësia.

Në janar 2020, zoti Crowe foli në një program televiziv në RTÉ’s Liveline për të paralajmëruar për predatorë seksualë në ishullin grek te festave të të rinjve Zakynthos.

Ai shtoi se kishte kuptuar se Julie ishte përdhunuar gjatë pushimeve vetëm pasi foli me shoqet e saj.

Në tetor 2019, një doktor e kishte diagnostikuar të ndjerën me stres post-traumatik dhe depresion, ndërsa ajo gjithashtu thoshte se ‘ishte kthyer në homoseksuale’.

Ai shtonte se Julie i pranonte simptomat e saj dhe se kishte nevojë për konsultime profesionale por nuk besonte se ato do të kishin pasoja të rënda.

Gjykatësi Gannon dha verdiktin e vetëvrasjes bazuar në provat e ofruara.

Ai shtonte se rasti ishte një ngjarje tragjike në rrethana shumë të trishta.

Daily Mail ofronte ndihmë psikologjike për viktima të rasteve të ngjashme në Britani e Irlande në numrat lokalë 116 123.

Top Channel

Read Entire Article