E rëndë! Bashkëshorti plagos gruan me armë zjarri në Fushë Kosovë

1 month ago 13
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku burri ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë.
Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka arrestuar të dyshuarin që është bashkëshorti i viktimës.
“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, shton policia në njoftim.

Read Entire Article