Policia ka arrestuar një adoleshent pasi goditi me thikë një 15-vjeçare rrugës për në shkollë. Ngjarja e rëndë është shënuar në jug të Londrës mëngjesin e sotëm. Një dëshmitar tha se adoleshenti 17-vjeçar i dha vajzës një tufë lule, të cilat ajo i refuzoi para se ai ta godiste me thikë.
Shërbimet e urgjencës nxituan për tek vendi i ngjarjes mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30, por vajza nuk i rezistoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë 1 orë pas sulmit. Pas ngjarjes së rëndë, policia ka bërë të mundur arrestimin e 17-vjeçarit, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.
Njëra nga dëshmitaret tha se pas krimit, kishte parë një grup nxënësish dhe të rriturish duke ikur nga vendngjarja. Ndërkohë, ka pasur edhe nga ata që kanë vrapuar për të ndihmuar adoleshenten, por pa sukses pasi për fat të keq, zemra e saj pushoi së rrahuri 1 orë pa sulmit me thikë./tvklan.al
Të ngjashme