“Abuzime në procesin e shitblerjes”, Bardhi: Energjinë e blejmë shtrenjtë dhe e shesim lirë, skemë kriminale e Ballukut

2 hours ago 132

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon.

Bardhi akuzon për këtë ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku. “Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, kjo skemë kriminale duhet të zbardhet dhe të ndëshkohet nga SPAK.

“Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen. Ndërsa qytetarët e Kosovës 🇽🇰 paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kwh.

Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku. Kjo skemë kriminale duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK. Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo!”, shkruan Bardhi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article