E rëndë në Sarandë/ U godit me shishe në kokë nga fqinji, ndërron jetë 65-vjeçari, arrestohet autori

1 month ago 22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gashtë, Bashkia Sarandë. Admir Beqiri 42 vjeç ka goditur me shishe qelqi Gëzim Bizoni 65 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës. Për rrjedhojë 65 vjeçari ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Admir Beqiri i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article