“E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën” – Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

6 months ago 5

“E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën” – Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Ka agravuar sërish një situatë mes banoreve Egla Ceno dhe Ilnisa Agolli në Big Brother VIP.

Aktorja fillimisht pati një debat të ashpër me Meriton Mjekiqin, të cilin e gjuajti me ujë nga vaska dhe e mbuloi me shkumë.

Pas kësaj, ajo shkoi në kuzhinë ku ndodhej edhe gazetarja dhe po e pengonte në atë që ishte duke bërë.

Egla kërkoi që t’ia lëshonte rrugën për të mbushur një çaj, gjë të cilën nuk e lejoi.

E më pas në mes tyre hyri edhe Meritoni që tentoi të ulte gjakrat mes konkurrentëve, duke mos e lënë situatën të përshkallëzohet.

Konflikti mes tyre ka nisur javë më parë, ku edhe kanë ofenduar me fjalë.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri së fundmi ka pasur shumë debate e polemika. /Telegrafi/

Read Entire Article