E vërteta mbi montazhin në BBVK: Ganiu rrëfehet për videoklipin që iu shfaq në spektakël

9 months ago 10

Ish-banori i shtëpisë së BBVK, Gani Gërmia, sot (e premte), hyri live në llogarinë e tij në TikTok.

I çuditshëm ishtë fakti që ai po ndiqej nga afro 40 mijë njerëz, teksa ai po fillonte rrëfimin e tij, për eksperiencën e tij dhe për largimin nga shtëpia.

Ai gjithashtu foli për akuzat që iu bënë për alkool dhe për një videoklip që u shfaq në Prime, i cili sipas tij ishte montazh, me qëllim që ai të dilte keq në publik.

Ky video-material ishte edhe arsyeja që Ganiu vendosi ta lërë shtëpinë në mënyrë vullnetare.

Aie shpjegon se si iu bë montazhi: “Më akuzuan “pijanec”, në Prime ishte skadal dhe shumë absurde dhe banale pjesa e videos, mbeta për 10 sekonda i shtangur, për faktin se video ishte e ajvës së parë, e kombinuar me një pjesë të javës së pestë, dhe u bashkëngjit me një fjalë që e kam thënë me Lumbardhin në javën e tetë.” /Telegrafi/

@clozaedits

#fyp #ganigermia #clozaedits #ganibaba @Visar Dërmaku 👑

♬ original sound – ClozaClips

Read Entire Article