E zbulon publicisti/ Ky është skenari që e pret dialogun Kosovë – Serbi!

2 months ago 21
Reklamë

Dialogu Kosovë – Serbi po mbetët ende një temë e diskutuar dhe mjaftë e rëndësishme për opinonin publik dhe ndërkombëtarë.

E në lidhje me dialogun dhe epilogun që mund ta kenë këto bisedime ka folur në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur publicist Emin Azemi.

Ai thotë që është e rëndëishme të dihet se kush do të vjen në krye të institucioneve vendimarrëse evropiane.

Sipas tij, kushdo që e zëvendëson Borrellin është e rëndësishme të dihet çfarë profili dhe qëndrimi ka ndaj Kosovës.

“Të presim kush do të vjen në krye të institucioneve vendimarrëse evropiane. Të shohim kush do ta pasojë Borrelin, çfarë profili do të jetë ai, çfarë qëndrimi do të ketë ndaj Kosovës, por edhe si do të jetë raporti i forcave në institucionet e BE-së, me çfarë dioptrie do t’i qasen Kosovës. Nga bilanci i zgjedhjeve evropiane, rezultoi që partitë konvervative dhe të ekstremit të majt dominojnë, prandaj është e pritshme që në periudhën e ardhshme të kemi një proces më të ngadalsuar të përafrimit dhe integrimit në BE. Për rrjedhojë, pres që problem i Kosovës të shikohet më tepër si problem i brendshëm rajonal, i Ballkanit Perëndimor, se sa evropian”, u shpreh ai.

Image

Emin Azemi

Publicisti më tej shton që nuk pret që shpejt do të ketë marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Por, gjithsesi, një faktor shtesë është edhe lufta në Ukrainë dhe zhvillimet që do të pasojnë atje, për arsye se Evropa pret nga Putini provokime edhe më të mëdha në kufijt e saj. Nuk jam i sigurt se dikush në këto rrethana gjeopolitke do t’i përkushtohet Kosovës, ndonëse gabimet me Kosovën janë bërë në të kaluarën, kur qasja ndaj problemit ishte joadekuate dhe Brukseli raportet Kosovë-Serbi i shikonte njëanshëm, duke i bërë presion vetëm Kosovës, por jo edhe Serbisë. Tani është vonë dhe nuk besoj që Evropa do të ketë kohë të mjaftueshme të korrigjoj gabimet e së kaluarës. Pra, nuk pres që shpejt do të ketë marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi Azemi pwr “Bota sot”.

comment

Read Entire Article