Edhe gjashtë banorë të rinj do të futen në Big Brother VIP Albania 3

9 months ago 17

Edhe gjashtë banorë të rinj do të futen në Big Brother VIP Albania 3

Foto: Screenshot/YouTube

Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka hapur dyert të shtunën (13 janar).

Akoma pa u bërë 48 orë nga nisja e spektaklit, banorët kanë filluar me debate, intriga e me aleanca.

Teksa është publikuar një insert i shkurtër i spektaklit të së martës, bëhen të ditura disa gjëra.

Foto: Screenshot/Instagram

Momentalisht në shtëpi janë 18 konkurrentë, të cilët i përkasin fushave e profileve të ndryshme.

Bëhet e ditur se të martën (16 janar) do të futen edhe gjashtë banorë të tjerë.

Big Brother Vip sivjet moderohet nga Ledion Liço, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë: Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj.

Netët e spektaklit vlen të përmendet se premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza. /Telegrafi/

Read Entire Article