Edhe Jorida Tabaku e tradhëtoi vetveten, lëpiu aty ku pështyhu

1 week ago 41
Reklamë

Nga Hermes Kafexhiu

“Të ndahemi nga e shkuara”, “Të përqëndrojmë vlerat tona duke mos mbetur peng i historisë”, “Nuk sulmohet SPAK”, “Gjuha e urrejtjes që përdorin në komente demokratët kundra demokratëve është e pafalshme”, këto i ka thënë Jorida Tabaku dhe shumë të tjera.

Sot midis lajmeve kryesore ishte që në mbledhjen e Grupit të PD-së në seli ishte që pas 3 vitesh hyri dhe Jorida Tabaku.

Jorida Tabaku ka qenë një mbështetëse e hershme e Lulzim Bashës dhe e përfolur hapur si kundërshtare e modelit të Berishës. Ajo ka refuzuar disa herë emërimet e drejtorëve të Berishës në Bashkinë e Tiranës dhe ka qenë firmëtare e refuzimit të projektit të Said Dollapit që u përfol si një tenativë për aferë në Bovillë në vitin 2013.

Nga ana tjetër Jorida Tabaku ishte ajo që qëndroi përkrah Bashës dhe po aq kundra Berishës në zgjedhjet e 2017 dhe të 2021 dhe ka qenë një nga zërat që Berisha duhet të largohej sepse ulte elektoralisht PD-në.

Pastaj Tabaku reagoi ashpër kundra asaj që ndodhi në Janarin e zi ku turma si togë e zezë e grupit të Berishës hodhi molotovët kundra selisë së PD-së.

Tabaku ishte ajo që sulmoi, sulmin ndaj Roland Bejkos dhe nuk e di sesi sot Rolandi ndihet kur Jorida hyn aty dhe takon ata që e dhunuan.

Tabaku sulmoi Berishën për gjuhën e Berishës kundra drejtësisë, hyri dhe doli nga dyert e amerikanëve dhe predikoi vlerat e tyre si një mesazh kundra Berishës.

Nga ana tjetër Tabaku nuk ishte dakord dhe me diversitetin që trumbetohet si zgjidhje.

Po sa e besueshme është sot Jorida kur dëgjon të gjitha këto dhe shkon në mbledhje aty ku çdo vendim politik e merr pikërisht ai që ajo ka dashur shumë ta largoi.

A mund të besohet tani e djeshmja Jorida Tabaku që nesër informalisht do të quhet, Tabaku e Berishës?!/Lexo.al

Read Entire Article