Edhe këtë e bëjnë rusët, detyrojnë fëmijët të ushtrojnë qitje – shtien mbi fotografitë e Bidenit, Zelenskyt e Stoltenbergut

10 months ago 11

Një grup fëmijësh rusë janë filmuar duke ushtruar në qitje duke përdorur fotografi të presidentit amerikan Joe Biden, homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gazeta e kontrolluar nga qeveria ruse Argumenti e Fakti, raportoi se si fotografitë e liderëve botërorë u vendosën në një poligon të vogël të qitjes në një shkollë teknike në qytetin siberian Tomsk, rreth 4,500 kilometra në lindje të Moskës, transmeton Telegrafi.

Këshilltari i ministrit te Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, publikoi një video të shkurtër të të shtënave me armë, megjithëse është e paqartë se çfarë përdorën fëmijët si municion.

Gerashchenko shkroi se në Rusi “fëmijët “po mësojnë patriotizëm” ndërsa qëllojnë Bidenin, Zelenskyn dhe Stoltenbergun”, transmeton Telegrafi.

Ushtrimet në qitje u zhvilluan si pjesë e festivalit të dytë vjetor “Luftëtari Paqësor i Federatës Ruse” të mbajtur në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Tomsk. U organizua nga grupi “Pamfleti i Betejës: Djemtë tanë”.

“Është veçanërisht e rëndësishme që brezit të ri t’i rrënjosen konceptet e patriotizmit, dashurisë për atdheun dhe ruajtjen e historisë sonë dhe traditës ruse”, thuhet në njoftimin e organizatorëve në rrjetin social VK.

Ata shtuan se në mesin e të ftuarve të ngjarjes ishin anëtarë të grupit mercenar Wagner, Vëllazëria Detare Tomsk, Grupi i Forcave Sovjetike në Gjermani, Këshilli Rajonal i Veteranëve dhe Fronti Popullor i Rajonit Tomsk. Kishte edhe përfaqësues të Ministrisë ruse për Situatat Emergjente, si dhe pjesëtarë të Gardës ruse.

Siç raporton Newsweek, fotografitë në mediat sociale tregojnë pjesëmarrëset me kostume popullore duke pozuar pranë burrave me uniforma ushtarake, disa me fytyrë të mbuluar. /Telegrafi/

In Russia, children "learn patriotism" while shooting at Biden, Zelenskyy and Stoltenberg.

A festival called "Peaceful Warrior of the Russian Federation" was held in the Russian city of Tomsk. At one of the locations, a shooting range was set up for children, where instead of… pic.twitter.com/c55YStNBN5

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) December 5, 2023

Read Entire Article