Edhe pse u rrëzua nga 120 metra lartësi nga një kanion në Washington, 19-vjeçari shpëton me lëndime minimale

3 months ago 10
Reklamë

Një adoleshent në Washington i ka mbijetuar një rënie prej 120 metrash në anën e një kanioni, me vetëm “lëndime minimale”, ka njoftuar policia amerikane.

Ai u shpëtua në një “operacion të sigurt dhe të suksesshëm”, shtuan policët në postimin e tyre në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ata postuan imazhe të misionit, gjatë të cilit ekipi përdori një parzmore jashtë urës së afërt të çelikut të lartë.

Ekipet e zjarrfikësve thanë se bëhej fjalë për një 19-vjeçar, për të cilin thanë se është me shumë fat që është akoma gjallë.

Adoleshenti – identiteti i të cilit nuk është bërë publik – thuhet se ka qenë në ecje kur ka rënë.

“Ai po ecte në një shteg që e përdorin shumë njerëz” tha Matthew Wealander, shefi i zjarrfikësve. /Telegrafi/

Read Entire Article