"Edi Rama dhe pasardhësi i Millosheviҫit kanë plane gllabëruese për Kosovën, këto janë kompromiset e tyre"

4 months ago 19

Veprimet dhe qëndrimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, tashmë janë të qarta. Ai me disa reagime të tij po del vazhdimisht kundër Kosovës dhe të ardhmes së saj evropiane. Por aq ‘i keq’ nuk po tregohet edhe me shtetin gjenocidal, Serbinë dhe krerët e këtij shteti.

Rama vazhdimisht kritikohet për sjelljet e tij ndaj Kosovës, mirëpo që ai vazhdon të njëjtat veprime.

Lidhur me sjelljet e tij, publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Dedë Preqi thotë se Rama ka lidhur një pakt djallëzor me Aleksandër Vuҫiqin.

Image

Dede Preqi

‘’Edi Rama, paraqitet si një politikan i moderuar, në realitet po dëshmon hapur se mikun e tij Vuçiq, e do më shumë se një kryeministër apo lider të Kosovës, dhe sikur ka lidhur një pakt djallëzor me mikun e tij serb, duke e lënë të kuptohet se janë kompromise të dhimbshme për Kosovën, mbase miku i tij serb, i cili është pasardhës i Millosheviqit, ka plane të rrezikshme dhe gllabëruese për këtë vend’’, vlerëson ai.

Preqi thotë më tutje se, përveҫ me Hashim Thaҫin, Rama nuk ka dëshmuar marrëdhënie të mira me asnjë lider të politikës nga Kosova.

‘’Edi Rama, nuk e ka dëshmuar asnjëherë se ka marrëdhënie të mira me lidershipin kosovar, përveq me Hashim Thaçin, me të cilin ishin në akordim për ta ndarë Kosovën, përmes lëvizjeve të kufijve, dhe më në fund me « Ballkanin e hapur » përmes projektit të Vuçiqit, të cilin e mbështet hapur, që do të ishte formula më e rrezikshme, dhe diplomacia më e skajshme e Serbisë, që Kosovën do ta fuste nën kupolën e administrimit dhe okupimit serb, ndoshta pa luftë’’, thekson ai.

Ai thekson se në konceptin e njerëzores dhe vëllezërisë në mes këtyre dy vendeve, politika e Edi Ramës, duhet të bie poshtë dhe të mos lejohet një rol i tillë i dyshimtë me laberintet e tradhëtisë me Vuçiqin, sepse është një përgjegjësi e madhe dhe shënon një histori të keqe në vete, që nuk i afron dhe bashkon shqiptarët, por i ndanë dhe shkatërron realitetin e tyre, duke ua plotësuar dëshirat Vuçiqëve dhe të tjerëve.

"Prandaj, Edi Rama, duke mos hequr dorë nga politikat e kriminelëve serb të Beogradit, duhet urgjentisht të distancohet tërësisht nga çështjet e brendshme dhe të jashtme të shtetit të Kosovës, i cili si një njeri i « dyftyrësisë » dhe i dyshimtë në mes ndërvellezërisë shqiptare, e ka humbur respektin deri në fund dhe pa fund’’, thekson Preqi për ‘Bota sot’.

comment

Read Entire Article